Nga Syri.net

Manipulimi, strategjia kohezioni e oratoria janë si ekuacion pa zgjidhje për adhuruesit e letërsisë. E kush do të dijë për këto, për antidotën e reflektimin, të lexojë në një kënd a cep ballkoni në qetësinë e një njeriu që i ka për vije shumëçka ashtu si europianët, që vrasin mendjen se si te kapin majat, se ku do harxhojnë eurot në verë … ah medet për ne shqiptaret.

Jemi për hall e keq më vjen shumë për mu e për ju se si hidhet jo hi po zhavorr skandalesh të njëpasnjëshme, e prap vazhdoni në atë cep ballkoni që një mëngjes të bukur edhe mund të mos e gjeni aty, se si do mbulohet korrupsioni e koncesioni.

Bërtit po deshe: është e imja, aman se pasuri tjetër skam… se bën vaki e shkon në gjykatë, ku seksi, ryshfeti e presioni të fshihen në dosje, ehh more argat!

Pa i hipur një herë mirë Lasgushit të Air Albania që do kthehet në vendin e bejlerëve e padishahëve se s’ka krahë të fluturojë tek ne, por kush dëgjon e lexon para reklamës për aeroportin në Korçë e mos ti futemi më thellë se ç’aromë e keqe del nga aty…I hipë gjë ti? se në qiell s’pamë gjë…

Shihni çndodhi me studentet, u ngritën, kërkuan bënë shamatë e thonë se kërkesat ua plotësuan, sa marre më vjen kur dëgjoj anës e anës nëpër rrugë; Bravo se ‘Ai’ u plotësoi kërkesat, bravo or ti…. !

Sa marre më vjen që bini pre e manipulimit, strategjisë, cinizmit e oratorisë… Ky ishte qëllimi fundja e bravo ‘atij’ e ty që u bëre, ngelës, leckë, i mirë e ekslent administratash, aty ku ‘lepirësja’ është vakti e shijon më shumë se gjithçka…

Drejtorë, ministra, ‘bukuroshe filmash’ e kaposha hedhin zaret në erën e qelbur të zyrave, po kush i sheh e kush nuhat, në luftë për bukën rrugëve tu u rropat, se nuk e din ti ca është manipulimi strategjia e vjedhja te paketum nga padituria.

Sa mire na e bëjnë që në një kohë kur vajzat përdhunohen e gjithçka fshihet, kur një burrë për qejfin e tij i fut një gotë vere e njoftohet se u kap i forti që çau rrugët në kryeqytet, ti un e ai tjetri vazhdojmë jetojmë si kopeja pa bari, e kancerin që rritet ne tru zemër e zorrë, hiç fare se kuptojmë.

Jetojmë në një ditë kur policia falënderohet se arrestoi ca gjithfarë djemsh, kur bashkia lyen me spruco kuqaloshe cepat e humnerave, mos shkel se kushedi ku do biesh, kur ministria thotë e kapëm mashtruesin e tenderave, na e futi pa e ditur ne, padashje e me lezet të madh kjo punë qe…

Në një kohë kur shiringa e heroinës ngulet aq fort, sa vëllai s’njef më motër e babë, të ishte e pastër t’paktën, ashtu si ato që e marrin ata…

Por ti e ju prapë s’jeni të ngopur, prap doni kërmën e qelbësirën, prapë vrasjet e shëmtirën, prapë prisni …

Hajt pra vazhdoni nderin të shisni.

Epo rrofshi e qofshi, por unë s’jam e qetë, ti kisha hipur të paktën njëherë Lasgush Beut vetë!

Flash Lajme