Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës në lagjen nr. 1. Një apartament mësohet është përfshirë nga flakët e zjarrit.

Zjarri ka rënë në katin e katërt të pallatit.

Shërbimet zjarrfikëse pasi kanë mbërritur në vendngjarje kanë shpëtuar një grua e cila ndodhej në banesë. Ndërsa po punohet për neutralizimin e flakëve.

Njoftimi i policisë:

Më datë 11.02.2019, rreth orës 08:45, në lagjen Nr 1 Durrës , ka renë zjarr në katin e katërt të një pallati, në banesën e shtetases F.C., 80 vjeçe, e cila ka pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhet në Spital nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe Zjarrëfikses, që po punojnë për shuarjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.

Flash Lajme