Gazetari i njohur Ben Andoni ka një këshillë për të gjithë kolegët e tij. Ajo është që të mos e shohin kryeministrin Edi Rama thjesht si opozitarë por me të gjitha problemet e tij.


I ftuar në “A show”, Andoni tha se kryeministri Rama është në një rrugë pa kthim por se problemin më të madh e sheh tek pasardhësi i tij. A do jetë njësoj si ai?!

Ty personalisht ta ka mbyllur kjo qeverisje gojën?
Jo nuk e besoj se ma ka mbyllur.

Jo fizikisht. Ndihesh i pamundur për të thënë mendimin tënd?
Trishtimi është që ka filluar në qeverisjen e kaluar që gazetarët mund të flasin, mund të flasin shumë por dëgjohen gjithmonë e më pak. Dhe këtu bashkohem me ju që kjo qeverisje e ka ulur shumë zërin e gazetarëve, zërin publik.

Kam përshtypjen se nëse është si kryetari i një familje, që po t’i thotë njerëzve në familje ‘ti je hajvan’, ‘ti je qelbësirë’, ‘ti je maskara’ dhe ‘ti je budalla’, mes tyre ata do ta trajtojnë njeri-tjetrin si hajvanë, maskara, qelbësirë e budalla. Pra në qoftë se ne ju, o të gjithë etiketohemi si ‘kazanë’ e ‘kadri’ automatikisht respekti publik ndaj medias do jetë shumë i ulët. 

Fatkeqësisht unë besoj që për zotin Rama kjo është kthyer pak në bumerang sepse fillimisht kam parë një nuancë jo të mirë në publikun shqiptar për ta trajtuar komunitetin e gazetarëve me atributet e fashës më të dobët të gazetarëve. Koha kuptoi që pjesa e gazetarëve ishin lajmëtarët e parë të gjërave që nuk shkonin mirë me qeverisjen ‘Rama’ dhe tani nuk janë më gjëra që nuk shkojnë mirë me qeverisjen ‘Rama’ por është një qeverisje e cila cedon në të gjitha drejtimet. Gazetarët, komuniteti jonë ka bërë një punë të jashtëzakonshme për ta tundur publikun. Por unë prapë ndaj diçka. Më vjen keq që një pjesë e gazetarëve po mundohen ta shikojnë thjesht në frontin opozitar zotin Rama. Për mua problemi më i madh i zotit Rama është që ka mbyllur shpresën e shqiptarëve. Për mua kjo është gjëja më fatale.

Këshilla jote ndaj meje, është që nuk duhet ta shoh në mënyrë opozitare?
Unë dua ta trajtoni ju me përvojën shumë të madhe me të gjitha defektet e veta sepse nuk është më problem zoti Rama. Zoti Rama ka marrë një rrugë që unë shikoj është e pa kthim. Problemi më i madh është i pasardhësit të zotit Rama. Nëse do kemi të njëjtin si lider ne do trishtohemi edhe më shumë dhe do përsërim të njëjtat gjëra.

Shqetësimi që ti ngre Beni është një shqetësim i ndjeshëm dhe shumë dinjitoz por ne kemi pas thënë dikur që autoritarizmi i dallueshëm i zotit Berisha do prodhonte një Parti Demokratike të shkatërruar. Na thanë ju s’kuptoni, e shihni në mënyrë obsesive opozitare, duhet të shihni të gjithë defektet, ndodhi kjo. Kështu që shqetësimi im që Partia Socialiste mund të përfundojë të jetë një parti inekzistente pas largimit të homoalbanikus një dhe ardhjes atje të një homoalbanikus dy është zero praktikisht...

Shqetësimi tjetër i madh për komunitetin tonë është se liderët shqiptarë nuk kanë ideologji. Zoti Rama përfaqëson të majtën dhe nuk është krejtësisht i majtë, ashtu si zoti Berisha dhe pjesa e djathtë nuk janë aspak të djathtë. Ky është shqetësimi jonë më i madh. Që këto personalitete na kanë zbehur realisht shikimin social të vendit, shikimin social-politik të vendit. Këtij vendi për shkak të këtij shikimi i mungojnë të gjitha strukturat shoqërore që zonja Lira i përmendi pak më përpara. Të gjitha këto ndërfuten tek-njera tjetra.

Si e ndoqe, me çfarë këndvështrimi në raport me trajtimin e ngjarjes së Kavajës, apo me punonjësin e policisë?
Kam qenë pak i shqetësuar për një fakt. Një nga policët që është vrarë ka qenë një nga njerëzit që unë e kam njohur dhe i detyrohem shumë sepse më ka ndihmuar shumë në Tropojë në kohën e trazirave. E gjithë kjo periudhë është një periudhë vërtetë traumatike për Shqipërinë. Dhe kjo traumë thjesht na ka prekur plagën. Është shumë e dhimbshme për njerëz që nuk e njohin Shqipërinë por për njerëz që e njohin Shqipërinë kjo është një traumë që thjesht na ka gërvishtur plagët.

A e di ti që ka një rrezik shumë të madh që grupi më i madh votues në Shqipëri, të mendojë për ty që je njeri i blerë, i shitur, njeri që s’merr vesh nga Shqipëria dhe që ti je një nihilist që këtë Shqipëri e pikturon me ngjyrë të zezë, kur ajo në fakt është në zhvillim, në shkëlqim dhe ka një

Flash Lajme