Gjykata e Pukës ka lënë në burg 25-vjeçarin Enderis Dodaj, i dyshuar si vrasës i kolegut të tij të punës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e 8 shkurtit 2019.
Sipas organit të akuzës, vrasja ka ndodhur nga pakujdesia. Policia e Shkodrës shprehet se gjithçka ka ndodhur prej pakujdesisë dhe ndaj akuza ndaj të riut pritet të jetë disi më e butë se “vrasja”.
