Në një prononcim për mediat në përfundim të seancës plenare, Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali akuzoi opozitën se gjithnjë gjen një mënyrë për të turpëruar Shqipërinë në sytë e Botës.

“Opozita të shtunën do ta ktheje atë bojë në zjarr për të djegur Shqipërinë. Dhe ne besojmë dhe kemi arsye të forta për të besuar se sa herë Shqipëria i ka punët mirë, sa herë rajoni dhe faktori shqiptar forcohet opozita gjen një mënyrë për të turpëruar Shqipërinë në sytë e botës. I themi njerëzve që janë më të zgjuar dhe më inteligjent se ajo turmë që u fut në Kuvend për të bërë atë shfaqje, që mos të ndjekin zjarrin e opozitës por të qëndrojnë deri në fund me Shqipërinë. Në këtë moment të gjithë shqiptarët duhet të janë ne një zë që aktet e tilla të mos përsëriten. Për masat që do merren ndaj personave do vendosë kryesia e kuvendit.”- tha Spiropali

Ndër të tjera Spiropali i kërkoi ndjesë shqiptarëve për sjelljen e turpshme në Kuvend, ku ishte i pranishëm edhe kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferri.

Flash Lajme