Policia e Vlorës njofton se sot në orën 18:00, në fshatin Xhyerinë, Vlorë është gjetur i pajetë një 58 vjeçarë me inicialet Q.G. Sipas të dhënave të para nga policia ky shtetas dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu.

Në vendngjarje kanë nisur hetimet pët të zbardhur rrethanat e plota.

NJOFTIMI I POLICISE Vlorë

Informacion paraprak

Më datë 15.02.2019, në orën 18:00, në fshatin Xhyerinë, Vlorë, një 58 vjeçarë me inicialet Q.G, dyshohet se ka vrarë veten me armë gjahu.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes duke kryer hetimet në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Flash Lajme