Pasi i shpëtoi atentatit të djeshëm që ju bë në Vlorë, policia i ka vënë prangat Armando Sulejmani. Policia i vuri prangat “Çipuri-it” në mjediset e spitalit, ku po merrte mjekimin e nevojshëm pasi mbeti i plagosur gjatë sulmit me armë zjarri që ju bë dje në mesditë në zonën e quajtur “Uji i Ftohtë”.

Kujtojmë se nga atentati me armë zjarri mbetën të vrarë kunati dhe shoku i tij.

Orest Rexho dhe Arjan Hasani mbetën të vrarë në vend por policia nuk ka mundur të lapë atentatorët, të cilët arritën të largoheshin ndërsa makina që përdorën në atentat u gjet e djegur në një fshat të Vlorës.

Aktualisht “Çipuri” ndodhet në spitalin e Vlorës ku po merr kurim pas plagëve që mori gjatë sulmit me armë zjarri.

Njoftimi i Policisë: 

Në vijim të veprimeve hetimore në lidhje me ngjarjen e djeshme, policia ka arrestuar në flagrancë 43 vjeçarin A.S., për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve”.

Po punohet për zbulimin dhe kapjen e autorëve.

Për arsye hetimi nuk japim detaje të tjera.

Flash Lajme