Nga: Luçiano Boçi

I nerum zotni Knut!

Jom i qytetar tironc.
Nuk jam militant fare, po icik shumë rilindas. Ket se mohoj.
Dmth nga ai sorollopi që rrujmë pare ene vota.


Jam ene si ty pak. Si i thon?
Socialista demokratë.
Ah mor Knut e kena për maskim kët funit, se nuk na ndahet shpirti neve nga… e di vet ti qerrata…
Amon e t’keqen se na kishte marr malli. Shyqyr qi t’pam.
Gjermont i kam inat n’futboll po ty jo.
Na ke knoq vallaj bilaj.
Ishin tu na shqy Knuto!!!
Ne bom me gaz, ato hiç.
Ne bom-bom me helm, prap hiç ata. Veçëm shtoheshin.
Nuk kisha dit çe me bo ma para.
Ka i krah kisha Ramën qi qante m’qurra.
Ka krahu qetër ai zv. kr-ja që i morsha t’ligat, qi kuiste me gazetart e nuk e përmajsha dot.
Ka ana qetër xhuxhin që mjes për mjes hynte n’grop t’gëlqeres që t’dukesh i bardhë n’milet.
Amon e ç’kam heq.
M’kishte gjet belaja Knuto.
M’beso ktuna ti.
Vallahi na ke pshtu.
Se çunat qen tu na hik fare nga fryka.
Kan luftu me kallash n’krah e hashash n’trasje për ato m.. vota Knuto.
Ene osht gjynaf me e hum pushtetin kshuna.
Ene ha içik a t’keqen, se mu duke pak i tham n’fytyr, se mezi t’kemi.
Po ato syzet, pa pa pa sa bukur t’rrijshin…
Po nejse…., ti po deshe noi gjo tjetër m’kallxo. Mo u kurse. Kena punu për kët dit.
Ene i gjo t’funit.
Kur t’vish prap, amon thuj se gjermoni i funit në 1944, iku m’dat 29, se ky i knumi me historina, Fisheri e turbullosi keq ket punë.
Se po e bone ti u vulos kjo mesele.
T’kemi t’modhin e evropit ty.
Selam shokve anej!
Shnet e pare!

Flash Lajme