Një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, Interpol Tirana e ka ekstraduar nga Greqia. Gëzim Toma 37-vjeçari ishte dënuar me 20 vite burg për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit”, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Vjedhja me dhunë”.

Ndërkohë, duke iu referuar informacionit të policisë, bëhet me dije se arrestimi u bë në Athinë, me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, e ka dënuar këtë shtetas me 20 vite burg për tre veprat penale të lartpërmendura.

Njoftimi i policisë:

Në datë 29.11.2013, pas një bashkëpunimi me autoritetet policore greke, u bë arrestimi në Athinë, Greqi i shtetasit Gëzim Toma, 37 vjeç, me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, e ka dënuar këtë shtetas me 20 vite burg për tre veprat penale të lartpërmendura.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Shtetasi Gëzim Toma, ka qenë duke vuajtur dënimin në IEVP-Drenovë, për veprën penale “Vrasja me dashje” kryer në bashkëpunim, si autor i vrasjes së një 25 vjeçari, ngjarje e ndodhur në Krastë, Martanesh.

Në datë 23.11.2013, duke kërcënuar me armë gardianët, ky shtetas është arratisur nga ambjentet e burgut. Më datë 29.11.2013, pas një bashkëpunimi me autoritetet policore greke, është bërë i mundur arrestimi i tij, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

Flash Lajme