Biznesmeni Ervin Mata i cili prej muajsh ishte në kërkim për vrasjen e ndodhur mbrëmjen e 4 tetorit të 2018 në ish-Bllok është vetëdorëzuar në Polici.

Nga ngjarja në fjalë, mbeti i vrarë Fabjol Gaxha ndërsa u plagosën biznesmeni Ervin Martinaj dhe Eljo Hato.

Por rreth 4 muaj, Ervin Mata arriti t’i fshihej policisë shqiptare pas përfshirjes së tij në ndodhitë e 4 tetorit të vitit të kaluar në zonën e ish bllokut, ku një person u vra dhe 2 dy të tjerë mbetën të plagosur.

Mësohet se i fejuari i Elvana Gjatës nuk kishte shkuar larg vendit ku ndodhi ngjarja. Ervin Mata kishte arritur të qëndronte i fshehur për 4 muaj pikërisht në Tiranë.

“Ika nga frika, por unë nuk kam qëlluar njeri”.

Këto janë disa nga të paktat fjalë që ka thënë Ervin Mata para hetuesve, fill pas dorëzimit të tij në polici për vrasjen e rëndë të ndodhur në zonën e ish bllokut më 4 tetor të vitit të kaluar.

Flash Lajme