Qeveria jep një tjetër afat për nisjen e fluturimeve të kompanisë ‘Air Albania’. Sipas ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, kompania do të fillojë punë brenda muajit mars. Gjatë një interviste në ERTV, ajo tha se avioni do të fluturojë me kodin ZA.

“Air Albania ka përfunduar shumë nga fazat e detyrueshme për t’u kaluar, testimit, trajnimit dhe licensimit të personelit, gjithçka tashmë ka përfunduar, është bërë edhe marrëveshja financiare midis palëve dhe ka kaluar në mbledhjen e kësaj jave në qeveri, aprovimi kësaj marrëveshjeje”, tha Balluku.

Flash Lajme