Dy muaj nga skandali i vjedhjes së repartit ushtarak në Pashaliman në Vlorë, propozimi i bërë prej ministres Olta Xhaçka për shkarkimin e komandantit të Forcave Detare Ylber Dogjani mbetet pezull në Presidencë.

Kërkesa është bërë më 4 shkurt kur pas verifikimeve u konstatuan parregullsi. FA zhvilluan këtë të premte ne portin e Vlorës ditën e hapur në anijet “Lisus” e “Butrint” në kuadër të 10 vjetorit te anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Por, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Bradhyl Kollçaku, nuk pranoi të komentojë situatën.

Kollçaku: Sot është një ditë feste. Shijoni këtë ditë të bukur!

Kollçaku shprehu mirënjohjen ndaj Forcave të Armatosura për misionin në shërbim të atdheut dhe Nato-s.

Kollçaku: Ata që dinë të bëjnë më mirë për jetën dhe qytetarët tanë dhe atë që kanë bërë në tre vitet e fundit në kuadër të Aleancës duke shpëtuar mbi 250 jetë njerëzish në detin Egje. 

Aktiviteti i Forcave Detare është pritur me kureshtje prej të rinjve nga shkollat e qytetit dhe veteranët.

Flash Lajme