Kryeministri Edi Rama ishte ditën e sotme në Policcan ku pa nga afër kantierin e hapur për ndërtimin e ujësjellësit, i cili do të furnizojë me ujë 10 mijë qytetarët e Poliçanit, por edhe të fshatrave dhe shkollën e rikonstruktuar falë investimit prej afro 54 milionë lekësh nga buxheti i shtetit.

Kryeministri shoqërohej nga kryetari i Bashksë së Policcanit, Adriatik Zotkaj.

“Që nga viti 1966 kur është ndërtuar qyteti, së bashku me ujësjellësin e Poliçanit nuk ka patur investim. Me një investim prej 80 milionë lekësh të reja ne do të bëjmë të mundur furnizimin e 10 mijë banorëve, duke e zgjidhur përfundimisht këtë problem, duke e furnizuar me ujë 24 orë, duke e përmirësuar cilësinë e shërbimit, por duke nxjerrë edhe ujësjellësat nga humbja. Rreth këtij segmenti prej 10 km marrin ujë edhe të gjithë fshatrat që janë ngjitur me Beratin. Me këtë investim, ne mbyllim të gjithë gangrenën e madhe që ka qënë edhe kërkesa kryesore për sa iu përket investimeve në qytetin e Poliçanit. Falë këtij premtimi të përmbushur u bë e mundur që qytetarët tanë të kenë ujë 24 orë,” u shpreh Zotkaj.

Me ujësjellësin e ri marrin zgjidhje edhe disa problematika të tjera, siç është ajo e menaxhimit të sistemit dhe garantimi i cilësisë së ujit të pijshëm. “Përvec pjesës që ky investim zgjidh njëherë e mirë çështjen e ujit, është edhe çështja e mirëmenaxhimit. Ne po ndërtojmë stacionin e pompimit, nga pompa të vjetra të viteve ‘60 po vëmë pompa të reja. Me këtë investim ne pothuajse 1/3 e energjisë elektrike do të mbetet, ndërsa 2/3 i kursejmë. Një tjetër gjë është edhe sistemi i klorifikimit të ujit që rregullon cilësinë e ujit. Nëpërmjet këtij sistemi automatik klorifikimi do të kemi një cilësi më të mirë uji dhe gjithashtu do të vihen matëse tek pjesa e depove, në mënyrë që menaxhimi të jetë edhe më i thjeshtë,” shpjegoi zëvendësministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Hantin Bonati.

Ndërkohë që rikonstruktimin e shkolllës, Zotkaj deklaroi se tashmë është bërë me kushte europiane.

“Ishte shumë, shumë keq. Ishte një sistem pa ngrohje. Tani u bë me sistem kapot dhe me sistem kaldaje. Fëmijët tanë sot rrinë me kushte shumë komode, europiane,” u shpreh ndër të tjera Kryetari i Bashkisë Poliçan, Adratik Zotkaj.

Rikonstruksioni i shkollës “Refat Keli” ishte pjesë e programit të qeverisë për transformimin e infrastrukturës arsimore dhe modernizimin e kushteve të edukimit për 58 shkolla në të gjithë vendin.

Flash Lajme