Ferdinand Polia la pas vajzën 3-vjeçare dhe gruan shtatzënë, sikurse edhe misterin e një ekzekutimi. Vrasja e biznesmenit të bujtinave, mund të jetë bërë nga vrasës me pagesë por motivet mbeten të paqarta për familjen dhe policinë

E kaluara

Policia po verifikon të kaluarën e viktimës në Itali ku 32 vjeçari i njohur edhe si Nard Polia, në vitin 2011 bashkë me 8 anëtarë të një grupi kriminal u arrestuan për trafik kokaine dhe shfrytëzim prostitucioni në një lokal nate në Treviso të Italisë. Gjatë hetimit të autoriteteve italiane policia zbuloi edhe dy vjedhje të kryera dhunë nga Polia, ku në njerën prej tyre i riu nga Shkodra ka mbetur i plagosur nga pronari i shtëpisë. Pas qëndrimit në Itali, Polia është kthyer në Shkodër duke u vendosur në Theth ku njihej për aktivitetin në fushën e turizmit. Ai ishte aktiv në trajtimin e problematikave që ka zona ndërsa kolegët e 32-vjecarit në Adminsitratës së Zonave të Mbrojtura nuk kanë dijeni që Ai të kishte konflikte. Ata thonë se ishin takuar me Nard Polinë vetëm dy orë para se ai të ekzekutohej në pritën me armë.

Shoku rrëfen skemën

Në makinë me viktimën e atentatit në Grudë të Shkodrës, ka qenë dhe një person tjetër. Xhovani Mirashi ka dëshmuar në polici momentin e vrasjes së Nardit të bujtinave dhe se si i ka shpëtuar vetë ai atentatit. Vrasësi qëlloi “Nardin e Bujtinave”, me 18 plumba por asnjë nuk preku shokun i cili ishte në vendin e parë të makinës. “Kemi të bëjmë me një killer profesionist e gjakftohtë”, thonë hetuesit të cilët po merren me atentatin e pasdites së të mërkurës. Ngjarja e ndodhur tek kthesa e Grudës në Shkodër, aty ku disa vite më parë u ekzekutuan dy vëllezërit Pjetrushi. Hetuesit siguruan dëshminë e Xhovani Mirashit, pronar i një servisi ku Ferdinand Polia kishte lyer makinën. “Një motorçikletë “TMAX” ngjyrë gri, erdhi përballë dhe drejtuesi me skafandër të zezë qëlloi në drejtimin tonë. Jam ulur dhe dëgjova vetëm zhurmën e plumbave që shponin trupin e Nardit”, dëshmoi Mirashi. Polia dhe Mirashi ishin shokë të hershëm. Shpesh tek Mirashi ai linte makinën për t’i bërë shërbime. “Nuk kishte probleme, nuk di për ndonjë ngatërresë, apo që të kishte ndonjë konflikt”, ka thënë shoku i tij në polici menjëherë pas ngjarjes.

Flash Lajme