Ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu kujton sot 22 Mars 1992, diten e madhe, kur për Shqipërinë, sikunder thotë ai “historia për herë të parë hyri ne nje “rrugë” të re”.

Me një shënim ne faqen e tij në Facebook, teksa kujton ato kohë, ai thekson se “Vuajtjet, tragjeditë dhe sorollatjet për në shqiptarët nëpër historinë e shumë shekujve, duhet të na bejnë të përgjegjshëm e të vendosur për të reaguar sot me forcë e qartësi që kjo të mos përsëritet rishtazi”.

Mesazhi i Shehut

Une jam optimist, vecanerisht sot!
Asnjehere nuk duhet te harrojme se si sot me 22 Mars 1992 per Shqiperine historia per here te pare hyri ne nje “rruge” te re, ne ate te aspiruar ne shekuj, ne ate qe eshte “rruga” e jone.
Hyri ne “rrugen” e demokracise, pluralizmit, udhetimit tone perfundimtar drejt Europes e Perendimit.
Pavaresisht nga veshtiresite, oshilacionet, pengesat une gjykoj se kjo eshte tashme nje “rruge” me nje drejtim per ne.
Sidoqofte rreziqet e zgjatjes se saj neper “shtigje” te ngaterruara, te errta e me plot pengesa ekzistojne akoma.
Vuajtjet, tragjedite dhe sorrollatjet per ne shqiptaret neper historine e shume shekujve, duhet te na bejne te pergjegjshem e te vendosur per te reaguar sot me force e qartesi qe kjo te mos perseritet rishtazi.
Une jam i bindur se nuk do ta lejojme te perseritet!

Flash Lajme