Këto pamje i përkasin bregdetit të Shëngjinit këtë të dielë, ku nisi plazhi.

Operatorët turistikë në Shëngjin po e shfrytëzojnë maksimalisht momentin, por nga ana tremben se kriza politike do të japë efekte negative duke mbajtur larg turistët e huaj.

Të shumë ishin pushuesit ditore edhe në brigjet e Adriatikut në Durrës.

Ata iu gëzuan temperaturave të favorshme, por ishin kritikë për mungesën e pastërtisë në vijën bregdetare.

Edhe në Vlorë, plazhi ka nisur më herët se çdo sezon tjetër duke tërhequr pushues nga qytete të ndryshme të vendit.

Operatorët turistikë në të gjithë bregdetin kanë nisur përgatitjet për sezonin që jo zyrtarisht ka nisur, por bashkitë gjithmonë janë një hap pas.

Flash Lajme