Pronari i kompanisë “Arbi Garden”, Arbër Çekaj kërkon azil në Gjermani. Ai akuzohet për trafikun e ngarkesës me 613 kilogramë kokainë, sasi e cila u kap në Portin e Durrës më 27 Shkurt të vitit të kaluar.

41-vjeçari u arrestua më 4 Maj në shtetin gjerman, pasi ishte shpallur zyrtarisht në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e vendit tonë. Por ekstradimi i tij ka mbetur pezull për shkak të veprimeve hetimore nga autoritetet në Gjermani.

Ngarkesa prej 613 kilogramësh kokainë u zbulua në kontenierin me banane që kompania e tij kishte porositur në Kolumbi. Për Prokurorinë e Krimeve të Rënda, Çekaj dyshohet se ishte pjesë e një grupi kriminal që merrej me trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt Europës.

Flash Lajme