Zëvendësndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer sapo ka mbërritur në selinë e Partisë Demokratike.

I shoqëruar nga zv.ambasdorja amerikane Leyla Moses Ones, ai do të takohet me kryedemokratin Lulzim Basha.

Një ditë më parë Palmer u takua me Ramën, ku u ndal në rëndësinë që ka për të ardhmen e Shqipërisë çelja e negociatave me Bashkimin Europian, si dhe rolin strategjik që Shqipëria luan në NATO.

Gjatë një takimi të zhvilluar sot me gazetarët Palmer e konsideroi një fatkeqësi mos pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhje, ndërsa shtoi se ajo duhet të paraqesë kandidatët e saj.

“Nuk jam këtu për të negociuar për një platformë me palët. Është përgjegjësi e opozitës që të marrë pjesë në zgjedhje, të ketë kandidatët e saj për zgjedhjet lokale. Të gjitha partitë duhet të marrin pjesë në zgjedhje. Edhe opozita ka përgjegjësinë të marrë pjesë në zgjedhje dhe duhet të ketë kandidatë të fortë. Do ishte fatkeqësi nëse opozita nuk hyn në zgjedhje”, ka thënë Palmer.

Flash Lajme