Ish-deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka ka sulmuar ashpër vendimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, i cili caktoi në detyrë prokurorit Bledar Valikaj në Prokurorinë  e Shkallës së Parë Tiranë.

Bledar Valikaj është bashkëshorti i kryetares së Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Ermonela Felaj dhe lidhur me këtë, ish-nënkryetari i këtij Komisioni përmes një reagimi në rrjetet sociale deklaron se individë që merreshin peng nga bandat e Urës Vajgurore se nuk mbanin premtimin që kishin dhënë kundrejt parave për t’u liruar, sot u bënë pjesë e “drejtësisë së re” të Ramës.

“Sot është një ditë që shqiptarët kanë mundësinë të shohin se si po shkatërrohet drejtësia dhe farkëtohet “drejtësia e re” e Ramës. Individë që merreshin peng nga bandat e Urës Vajgurore se nuk mbanin premtimin që kishin dhënë kundrejt parave për t’u liruar, sot u bënë pjesë e “drejtësisë së re” të Ramës… Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar me 5 vota pro caktimin në detyrë të prokurorit Bledar Valikaj, bashkëshortit të deputetes Ermonela Felaj në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë. Berati e di mirë historinë e pengmarrjes së OPGJ-së (Oficeri i Policisë Gjyqësore) së asaj kohe, derisa u kthyen paratë e marra. Ky është një skandal ulëritës.

Sot drejtësisë ju dha një goditje e rëndë… Ky emërim është goditje edhe ndaj atyre që kanë shpresuar e aspiruar drejtësinë që duan. Sot Rama tregoi që “drejtësia e re” është peng…”, shprehet ish-deputeti demokrat, Flamur Noka.

Flash Lajme