Është shkarkuar nga detyra kryetarja e Gjykatës së Gjirokastrës, Albina Spahaj. Ishte Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ai që mori këtë vendim për kryetaren e Gjykatës së Gjirokastrës.

Trupa gjykuese që kreu procesin e vettingut përbëhej nga Xhensila Pine, Genta Tafa Bungo dhe Pamela Qirko.

Albina Spaha e ka nisur karrierën në sistemin gjyqësor në vitin 1998. Ajo ka punuar fillimisht si gjyqtare në Gjykatën e Tepelenës dhe në vitin 2008 është emëruar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.

Në tetor 2016, Spahaj u komandua kryetare e Gjykatës së Gjirokastrës pas shkarkimit të kryetarit të mëparshëm, Guximtar Boçi i cili u akuza për një skandal seksual, për të cilin gjykata e nxori të pafajshëm.

Flash Lajme