Ditën e sotme, një banesë është vjedhur në fshatin Peshtan i Fierit. Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se autorët e grabitjes kanë hyrë në banesë teksa dy të moshuarit nuk kanë qenë në shtëpi.

Ndërkaq, mësohet se në banesën e shtetasit me inicialet L.F. 66 vjeç janë grabitur një shumë parash të vjetra si dhe sendet me vlerë që kanë gjetur.

Çifti ka denoncuar në polici grabitjen duke thënë se paratë ishin të ardhura nga pensioni mujor. Policia po punon për identifikimin e autorëve.

Flash Lajme