Një tjetër grabitje është shënuar ditën e sotme në qytetin e Durrësit. Avokati i njohur nga Durrësi Edmond Saliu ka deklaruar në polici se i janë vjedhur 350 milionë ku sipas tij autorët kanë marrë kasafortën, e cila mbahej e mbyllur me çelës.

Menjëherë sapo ka marrë denoncimin, policia ka nisur hetimin e ngjarjes. Sakaq, ngjarja është kualifikuar si “Vjedhje banese”. Ndërsa bëhet me dije se gjatë vjedhjes nuk ka pasur asnjë thyerje të dritareve apo të dyerve të banesës.

Ndërkaq, sipas dyshimeve të policisë, vjedhja mund të jetë kryer nga persona të afërm të familjes. Gjithashtu uniformat blu shprehen se këto dyshime shtohen, për shkak se në banesë nuk është ushtruar dhunë.

Policia tha se dyshohet se autorët kanë hyrë në çelës, kanë marrë kasafortën me lekë dhe më pas janë larguar.

Flash Lajme