Bruksel/ Ndryshe nga ç ’jemi mësuar ta shohim në rolin e gazetarit, Aleksandër Çipa u paraqit në Bruksel, në rolin e poetit, me vëllimin e tij të katërt Poetik “Deti nuk ka portë”.

Përurimi i librit u bë ditën e shtunë të datës 13 prill në “Vintage” të Komunën e Koekelbergut, nën prezencën e Burgmetrit të Komunes Pierre Kompany, dhe të personaliteteve të tjera kulturore te Komunës.

Pati një interes shume te madh të komunitetit shqiptar, në Bruksel, ku merrnin pjesë dhe kandidatë shqiptarë për Zgjedhjet Lokale, parlamentare dhe evropiane të komunitetit shqiptar. Nën një atmosferë festive dhe nën muzikën e pianos, aktorja shqiptare Mimoza Dervishi, recitoi vargje nga vëllimi poetik, ndërkohë që gazetarja e Radios shqiptare të Brukselit “Jehona “, Ledia Cani, drejtoi aktivitetin ku pjesëmarrës të ndryshëm, dhanë mendimet e tyre rreth poezisë lirike të autorit. Rreth vlerave letrare të vëllimit foli Gazetari dhe shkrimtari Albert Nikolla, ku tha se “poezia shqiptare e Bregut te jonit, nga Vlora deri në Sarandë. përfaqësohet denjësisht nga Aleksandër Çipa.

Kjo eshte poezi mesdhetare, e ngrohtë dhe Lirike. Në vëllim bien në sy poezitë lirike si “Tim Eti”,  “Shihna prej aty”, “Në vendin tim” dhe “Deti nuk ka portë”, ndërkohë që në vëllim nuk mungojnë edhe poezi shumë moderne dadaiste si “Avull dhe Brymë”,  “U shtuan Shirat” etj”.

Në fund takimin e përshëndeti Burgmestri i Koekelbergut, Pierre Kompany, I cili vuri në dukje faktin që komuniteti shqiptar po afirmohet si një komunitet Kulturor me mjaft vlere ne Bruksel dhe ne Belgjike. Ai vuri ne duke se ne te gjitha rangjet e pushtetit ne Belgjike ka përfaqësues te Komunitetit shqiptar, megjithëse është një komunitet I vogël. Ai tha, se; “Të tilla aktivite kulturore rrisin peshën kulturore të shqiptarëve ne Belgjike”. Takimi u mbyll me një koktejl festiv…

Flash Lajme