Guvernatori Gent Sejko komenton grabitjen e përsëritur në Rinas. BSH ka përforëcuar rregulloren për transfertat e parave, duke vendosur edhe monitorimin me GPS

Neritan Gjergo

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sjeko ka folur për herë të parë në lidhje me vjedhjen në Rinas.

Për Sejkon, një ngjarje e tillë, jo vetëm ka ndikim financiar tek investitorët e huaj, por ndikon negativisht dhe në imazhin e vendit. Ai sqaroi se Banka e Shqipërisë është institucion licencues, dh si e tillë është përgjegjëse për kërkesat minimale që bankat kanë për ruajtjen e ambienteve të tyre, pra në objektet e tyre. Ai sqaroi se lidhur me transportin e vlerave monetare ka një udhëzim të Ministrisë së Brendshme që rregullon transportin e vlerave monetare në aspektin e sigurisë, rregullore e cilat është forcuar dhe tashmë është në fuqi. Sejko tha se, ngjarja e fundit ka ndodhur në ambientet e aeroportit dhe jo gjatë transportimit. “Masat e marra, janë ndryshimet rregullative për këtë rregullore që ne e kemi përforcuar dhe sigurisht që përgjegjësia direkte e jona është për të monitoruar dhe mbikëqyrur zbatimin e kërkesave të sigurisë se bankave në ambientet e tyre” tha Guvernatori. Ai sqaroi se, bankat janë të mirëkapitalizuara me likuiditet dhe janë të afta për të përballuar situata financiare qoftë edhe nga këto humbje apo goditje. “Ajo që na shqetëson më shumë ne si BSH është përsëritja e këtyre ngjarjeve ndikimi negativ në imazh, ndikim negativ psikologjik dhe sigurisht nëse ngjarje të tilla do të përsëriteshin shumë shpesh dhe ndikimi financiar do të bëhej shumë problematik dhe do të kishte një kosto, jo vetëm për sistemin bankar, por për të gjithë ekonominë shqiptare” tha Sejko. Në dijeninë time disa banka e kanë pasur GPS (sistem gjurmimi i thasëve). Por në këtë rast për arsye teknike, zhvendosjet në aeroport, duke kaluar edhe doganën kërkon një koordinim shumë institucional që ngjarje të tilla mos të përsëritën me në të ardhmen pasi jo vetëm që kanë ndikim financiar tek investitorët e huaj, por ndikojnë negativisht dhe në imazhin e vendit. Disa ditë më parë, disa persona me armë hynë në pistën e avionëve të Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, rrëmbyen disa thasë me para që do të transferoheshin jashtë me avionë, dhe u larguan pa arritur të kapeshin nga policia. Transferimi i parave jashtë vendit është një procedurë normale e bankave, të cilat një pjesë të parave të lira nga depozituesit, i vendosin në institucionet financiare jashtë vendit. Guvernatori ishte në Komisionin e Ekonomisë, ku tha se Banka Qendrore ka nisur projektin për të bërë klerimin e vlerave monetare në Euro, për transfertat mes bankave brenda Shqipërisë, kjo do të ulë koston e shërbimeve bankare dhe po ashtu sasinë e parave që dërgohen jashtë. Në raportin vjetor, Banka e Shqipërisë vlerësoi se sektori bankar gjatë kësaj periudhe kanë qenë likuid dhe kreditimi ka pasur një rritje të lehtë, ndonëse jo në krahun e biznesit. Banka Qendrore pret që në 3 vitet e ardhshme ekonomia të ngadalësojë ritmin e rritjes nga 4 në 3.8%, për shkak të situatës globale, rënies së prodhimit të energjisë dhe vazhdimit të krizës politike.

Siguria nuk funksionoi, përgjegjësia brenda aeroportit

Shoqata e Bankave ka dënuar grabitjen e eurove të martën e 9 prillit në Aeroportin e Rinasit. Kreu i Shoqatës së Bankave, Spiro Brumbulli, tha një ditë më pas se një ngjarja në fjalë është tepër e rëndë dhe përtej imagjinatës dhe vë në rrezik sigurinë e qytetarëve.  “Ngjarja është shumë e rëndë dhe përtej imagjinatës, pasi ngjarja ka ndodhur në avion. Vjedhja ka ndodhur në zonë sigurie. Kjo vë në pikëpyetje sigurinë e qytetarëve. Nëse do mbyllet edhe ky rast si më parë do shtojë përsëritjen e ngjarjeve të tilla”, tha kreu i Shoqatës së Bankave.  Brumbulli shtoi se përgjegjësia i takon Aeroportit të Rinasit, pasi sipas tij hyrja me makinë deri tek avioni tregon se masat lënë për të dëshiruar. “Duhet vëmendje për sigurinë. Si Shoqatë e Bankave e dënojmë një ngjarje të tillë. Ne kemi transportuar paratë dhe ngjarja ka ndodhur në avion. Në gjykimin tim përgjegjësia është e aeroportit, pasi hyrja me makinë deri tek avioni tregon se masat lënë për të dëshiruar. Bankat kanë të siguruar të gjithë vlerën monetare”, shprehet kreu i Shoqatës së Bankave.

Shifra

5.8  milionë euro u vodhën në aeroportin e Rinasit në datën 9 prill. Fillimisht u hamendësua se ishin 10 milionë euro të vjedhura, por shifra u hodh poshtë dy ditë më pas nga ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i cili tha se nuk janë as 7 as 10 milionë euro, por shifra e përfarët është rreth 5 milionë

4 euro, brenda çmimit të biletës që paguhet nga pasagjerët shkon për sigurinë, nga të cilat 3 euro shkojnë drejtpërsëdrejti te kompania që përgjigjet për sigurinë dhe 1 euro shkon në buxhetin e Autoritetit të Aviacionit Civil. Vetëm gjatë vitit të shkuar janë mbledhur të paktën 11 milionë euro nga kjo tarifë, 3 milionë kanë shkuar për Aviacionin Civil dhe 8 milionë për koncesionarin.

47 për qind rezultoi të ishte norma e fitimit në Aeroportin e Rinasit në vitin 2018, ndërsa gjatë vitit paraardhës ajo rezultoi 44 për qind.   Autoriteti i Aviacionit Civil përzgjodhi kompaninë audituese BDO Albania për të bërë vlerësimin e pavarur ekonomik të koncesionit në aeroportin e Rinasit.

Flash Lajme