Që prej ditës së nesërme, Partia Demokratike do të përshkallëzojë protestat duke bllokuar rrugët kombëtare. Burimet bëjnë me dije se degët lokale janë organizuar për bllokimin e rrugëve që prej ditës së nesërme nga ora 18:00 deri në orën 19:00.

Ndërsa përshkallëzimi i aksionit opozitar u vendos dy ditë më parë në mbledhjen e Kolegjit të Kryetarëve.

Gjatë ditës së sotme, në lidhje me aksionin opozitar janë organizuar disa mbledhje ku Partia Demokratike, dega Shkodër njofton:

Ditën e sotme zhvilluam mbledhjen e radhës të kryesisë së Partisë Demokratike, dega Shkodër.

Në fokus të diskutimeve të kësaj mbledhjeje ishte bllokimi që do të bëhet njëherësh në disa akse kryesore të Shqipërisë, në formë proteste. Kjo protestë do të zhvillohet ditën e enjte në orën 18:00. Do të jemi të gjithë bashkë në hyrje të autostradës në Milot. Kjo është mënyra e vetme për të larguar këtë qeverisje dhe ne nuk kemi në plan të bëjmë asnjë hap pas në rrugën që kemi marrë drejt rrëzimit të saj.

Flash Lajme