Gjetja e parave të grabitura nga Rinasi duket një mision i vështirë për autoritetet. Sipas Artan Hoxhës pas grabitës së 9 prill, disa orë më vonë kanë lëvizur dy makina në zonën ku një automjet i dyshuar se u përdor nga grabitësit dhe u gjet i djegur brenda në një tunel.

“Në orën 1 pas mesnate, dmth pas grabitjes së 9 Prillit kanë lëvizur dy makina, në atë vendin ku ka qenë tuneli që u dogj makina. Sasia e parave nuk është çuar në një vend, mund të jenë ndarë. Kjo është një punë e vështirë për gjetjen e tyre” tha gazetari.

Flash Lajme