Një aksident i rënë mësohet të ketë ndodhur në orët e para të mëngjesit. Një 34-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e aksidentit të rëndë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 00:45, në fshatin Rëmenj në Pogradec.

Sipas informacioneve paraprake, një makinë tip “Benz” ka humbur kontrollin e saj dhe ka dalë nga rruga. Ndërkohë, burime nga policia bëjnë me dije se nga aksidenti humbi jetën drejtuesi i automjetit shtetasi M.T, 34 vjeç, banues në Pogradec. Policia po punon për zbardhet e shkaqeve të aksidentit.

Informacion paraprak

Më datë 26.04.2019, rreth orës 00:45, në fshatin Rëmenj, shtetasi M.T, 34 vjeç, banues në Pogradec, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin e drejtimit të automjetit dhe ka dalë nga rruga, për pasojë ky shtetas ka gjetur vdekjen. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.

Flash Lajme