Po zhvillohet sot seanca e radhës së Kuvendit, ku po betohen 12 deputetë të rinj, tre prej të cilëve pjesë e mazhorancës.

Me betimin e deputetëve të rinj numri i ligjvënësve shkon tanimë në 112, në një kohë kur opozita po përshkallëzon protestat në rrugë dhe kërkon me çdo kusht largimin e Edi Ramës.

9 nga deputetët e rinj që betohen sot në Kuvend janë nga radhët e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Tre të tjerët janë pjesë e Partisë Socialiste dhe zëvendësojnë deputetët që po lënë mandatet për të garuar në zgjedhjet lokale.

Në mungesë të opozitës, rolin e kritikut e kanë marrë deputetët e rinj, ku Lefter Maliqi ka kërkuar një interpelancë me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

DEPUTETET E RINJ NE KUVEND

PD

Halil Valteri PD Tiranë
Selami Jenisheri PD Tiranë
Besnik Troplini PD Tiranë

LSI
Vasil Sterjovski LSI Korçë
Edmond Stojku LSI Tiranë
Suzana Topi LSI Elbasan

PS
Eljo Hysko merr mandatin e Rakip Sulit
Adriana Jaku merr mandatin e Pjerin Ndreut
Florenc Spaho merr mandatin e Nuri Belbës
Ardit Konomi merr mandatin e Ilir Xhakollit

Flash Lajme