Ish-ministri i Financave, Arben Malaj ka deklaruar se shoqëria civile dhe intelektualët nuk duhet të qëndrojnë pasiv në krizën e rëndë politike që po kalon vendi. Në ‘Ora News’, Malaj tha se edhe shkrimtari Ismail Kadare mund të japë një mesazh pa qenë e nevojshme të bëhet palë.

“Jemi në pikën që nuk duhet të jemi, është shumë pasive dhe shoqëria civile. Më habit që janë shumë pasiv disa personalitete publike që mund të ndikojnë në momentet e vështira që kalon një vend. Personalitet në fushën e kulturës është Kadareja, pa u bërë palë ai mund të japë një mesazh. Ish-presidentët e vendit janë një institucion që duhet të amortizojnë momentet kur politika e ditës bëhet agresive. Besoj që kanë shumë në dorë”, u shpreh Malaj.

Flash Lajme