Pak minuta më parë ka ardhur edhe reagimi i Ambasadës Amerikane, e cila nëpërmjet një postimi në “Facebook”, ju bën Ju bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në protestën e sotme, si qytetarëve ashtu edhe forcave ligjzbatuese që të përmbahen duke qëndruar larg dhunës.

Gjithashtu Ambasada e SHBA thotë se nxitja përplasjeve fizike apo hedhja e mjeteve plasëse, bombave molotov dhe gurëve, është jodemokratike dhe e paligjshme.

Reagimi i plotë i Ambasadës Amerikane në “facebook”:

Shtetet e Bashkuara respektojnë të drejtën demokratike të qytetarëve për të protestuar në mënyrë paqësore. Ju bëjmë thirrje të gjithë pjesmarrësve në protestën e sotme – si qytetarëve ashtu edhe forcave ligjzbatuese – që të përmbahen duke qëndruar larg dhunës. Nxitja e përplasjeve fizike apo hedhja e mjeteve plasëse, bombave molotov dhe gurëve, është jodemokratike dhe e paligjshme. Ata që përfshihen në akte dhune kryejnë një krim dhe duhen vënë përpara përgjegjësisë. Shtetet e Bashkuara nxisin të gjitha palët të tregojnë vetëpërmbajtje, të refuzojnë dhunën dhe të përfshihen në një dialog konstruktiv.

Flash Lajme