Ndonëse në kryeqytet kanë nisur përgatitjet për protestën e opozitës, në qytetin e Fierit por edhe nga rrethet e tjera janë nisur drejt kryeqytetit.

Sakaq, duke iu referuar raportimeve të deritanishme, qindra protestues janë nisur drejt kryeqytetit me autobusë, por jo vetëm, edhe me autovetura private.

Ndërkohë, pak minua para nisjes, kreu i demokratëve fierak, Luan Baçi ka akuzuar policinë se po ushtron presion te qytetarët, për të mos lejuar që të marrin pjesë në protestë. Sipas tij policia i ka bërë presion edhe një anëtari të kryesisë së PD dega Fier.

“Letrat e Ramës janë letra që i bën vetë dhe i lexon vetë dhe askush nuk i kupton. Rama vuan nga dëliri i madhështisë. Nuk arrin të kuptojë që qytetarët shqiptarë janë ngritur kundër tij, kundër delirit të tij, kundër arrogancës dhe prepotencës dhe keqqeverisjes së tij. Rama duhet të jap dorëheqjen. Ne kërkojmë një qeveri tranzitore që do e çojë vendin në zgjedhje të lira dhe të ndershme”, deklaroi Baçi.

Flash Lajme