Policia e Korçës ka shoqëruar dy protestues ndërsa ka bllokuar dy autobusë më protestues të cilët ishin nisur drejt Tiranës për t’ju bashkuar protestës së opozitës. Sakaq, lajmin e bën të ditur kreu i Partisë Demokratike Andrea Mano, i cili akuzoi policinë pas po ushtron presion mbi protestuesit.

Sipas tij, dy protestuesit ku njëri prej të cilëve ish-polic, po mbahen pa asnjë arsye të shoqëruar ndërkohë që policia nuk ka dhënë asnjë sqarim pse u shoqëruan.

Protestuesit janë ndaluar në një postbllok policie në hyrje të qytetit, në autobusin me të cilin po udhëtonin drejt Tiranës.

Flash Lajme