Ejup Berisha

Urime 17 vjetorin BDI pormë thuaj të lutem se kur do të piqesh politikisht ti.

Pse BDI lëvdrohet se është rritur dhe pjekur kur, ky subjekt politik akoma nuk e ka arritur pjekurine e plotë sepse i ka mbushur vetëmse 17 e jo 18 vite moshë.Ndër shqiptar një djalë piqet në moshën 18 vjeqare dhe pas kësaj kohe ai bëhet I zoti I vetvetes dhe rrethi atij mundohet ti gjej edhe një nuse ndërsa BDI edhe pse është rritur me shtat para kohe ka gjasa që nëse vazhdon me këto mënyra dhe metoda të të vepruarit ajo të mbetet një ditë singëll.

Gjthashtu duke ja parë dhe përcjellur veprimet e deritashme të papjekura dhe të pamatura këto nuk japin shpresë se ky subjekt politik ndonjëher do të piqet me të vërtetë në një të ardhme më të afërt. Gjithkush që lëshon mustaqe nuk bëhet burrë të tillë bëhen vetëmse ata që sillen dhe veprojnë burrërisht. Një Parti duhet të veproj me dinjitet e përgjegjësi gjë që nuk është rasti në të shumtën e rasteve me BDI-në pas viteve 2000. Do të donim që kjo parti zë rritet dhe piqet e të mos mbetet gjatë kohë si kalama i llastuar e kjo do të mund të ndodhë vetëm nëse Z.Ali Ahmeti e merr fshesën për ta pastruar dhe e përdorë preparatin për ta dezinfektuar nga virusët e ndryshëm anëtarë të pandershëm dhe të papërshtatshëm tl cilët për interesa të tyre personale këtë Parti e kanë kapur dhe e kanë okupuar bile asaj ja kanë ndalur edhe rritën Derisa nuk ndodh kjo BDI do të feston edhe përvjetorë të tjerë por mos të shpreson se do të piqet sepse po vazhdoj me avazin e vjetër dhe nuk reformua ky subjekt politik ka gasa edhe për tu rrënuar.

Flash Lajme