Nga sot në Kumanovë do të jetë e hapur pishina e qytetit. Qytetarët do të mund të shfrytëzojnë këtë çdo ditë nga ora 10 deri në ora 18.00. Çmimi do të jetë sikur vitin e kaluar, 150 denarë për të rriturit (mbi moshën 14 vjeç) dhe 75 denarë për fëmijë.

Drejtori i ndërmarrjes komunale “Pastrim dhe Gjelbërim”, Daniel Stojçevski tha se qytetarët tashmë mund të relaksohen dhe të shijojnë pishinën e qytetit. Edhe këtë vit do të ketë ekipe shpëtimi dhe për përkujdesje. Paralelisht do të punojë edhe pishina e mbyllur, ndërsa të gjithë qytetarët do të mund të pajisen edhe me bileta mujore apo javore. (INA)

Flash Lajme