Zëvendës-ndihmësi i sekretarit shtetëror për Evropë dhe Euroazi dhe ish ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Republikën e Maqedonisë së Veriut (RMV) , Filip Riker ka deklaruar se Uashingtoni është i bindur se RMV-ja është në rrugën e duhur për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe se, procesi i marrjes së datës për nisjen e negociatave është duke lëvizur në mënyrën të mençur, transmeton Portalb.mk.

“Çështja për caktimin e datës duhet të shqyrtohet në parlamente dhe qeveritë e vendeve anëtare, por jam i bindur se ky proces është duke lëvizur në mënyrë të mençur”, tha Riker në intervistën për MIA.

Ndër të tjerash, Rikeri tha se shtyrja e fillimit të negociatave me RMV-në dhe Shqipërinë nuk do të mund të jetë faktor destabilizues, dhe se bisedimet që administrata i bën me aleatët evropianë si dhe rekomandimi i Komisionit Evropian për fillimin e negociatave e pohojnë deklaratën e tij.