Në një kolumnë të tij të fundit për DW edicioni në gjuhën shqipe ish diplomati i njohur dhe analisti politik Arsim Zekolli flet mbi ngjarjet politike në vend si dhe rrjedhojat që do vijojnë në periudhën në vazhdim, transmeton Zhurnal.mk

“Interesi i fqinjëve për sigurimin e ndikimit mbi rezultatet zgjedhore tek ne nuk është ndonjë risi në skenën politike të vendit, dallimi për atë është se tentativat deri më tani ishin kryesisht indirekte dhe jo shumë të vështira për detektim. Plagët e vjeshtës, të parakohëshme në pranverë ose të rregullta në dimër, zgjedhjet e rradhës do jenë të karakterizuara me risi të cilat në mënyrë direkte apo indirekte do bëhet luftë politike jashtë për trajektoret e brendshme…”, shkruan kështu në kolumnën e tij Zekolli.

Sipas tij, hapja finale ose mbyllja e pikave kontestuese me fqinjët do të shkojnë në dhënien fund të demokracisë dhe dhënien e kushteve për fillim të demokracisë së tregut.

“Hapja ose pretendoj mbyllja finale e pikave sfiduese me fqinjët do të sjellë deri në dhënien fund të demokracisë planore dhe dhënien e kushteve për fillimin e demokracisë së tregut si efekt i ri në raportet regjionale. Quajeni këtë shqetësuese pas konflikteve të ngrira që mban Maqedoninë në gjendje të vetizolimit dhe një dimension regjional shumë gjeostrategjik, do ishte e pandershme që fajin për këtë vetizolim ta kishim hedhur në krahët e Gruevskit dhe ish pushtetit që faktikisht vetëm ka luajtur në dimenzione të ndryshme të cilat më parë kanë realizuar në shumë drejtime”, shkruan mes tjerave Zekolli.

Flash Lajme