Sipas një ankete të fundit të përgatitur nga agjencia Rejting, tek kampi politik maqedonas kryeson sërish VMRO-DPMNE para LSDM, ndërsa tek kampi politik shqiptar për herë të parë del në epërsi Aleanca për Shqiptarët (ASH) para BDI (Bashkimit Demokratik për Integrim).

  Megjithatë kjo anketë e nxjerrur nga portali “FOL”  dhe portale tjera akoma nuk konfirmohet se është zyrtare nga agjencia Rejting.

Sipas të dhënave të publikuara, në rast se do të mbaheshin zgjedhjet e parakohshme parlamentare, për VMRO-DPMNE do të votojnë 26,5 %, për LSDM 22,5%. Ndërsa tek partitë shqiptare për ASH do të votonin 5,2%, ndërsa për BDI-në 4.7 %. Sa i përket partive tjera, Lëvizja BESA radhitet me 2%, Alternativa me 1,5%, ndërsa PDSH me 0.2%. Partitë e tjera nuk janë evidentuar. Agjencia e lajmeve INA ka tentuar të kontaktojë me zyrat e “Rejting” për të verifikuar besueshmërinë e kësaj ankete, por që do të vërtetohet ditëve në vijim.

Ja edhe teksti i shpërndarë në rrjetet sociale dhe faqet partiake:

Këto ditë agjencia Rejting (e djalit të Gjorgji Spasovit të SDS-it) po realizon një anketë në terren në tri çështje kryesore: performimin e qeverisë, rejtingun e partive dhe akcesin në medie. Sipas Robert Nesimit kjo agjenci ka nxjerrë rezultate më korrekte deri më tash. Ajo që bie në sy është qasja sugjeruese e anketuesit ndaj respondentit në favor të SDS-it dhe Alterntivës por në disfavor të BDI-së. Gjykuar sipas momentumit politik – efekti el Cheka dhe efekti skandal-Zaev, evakuimit masiv të rinisë në perëndim dhe disa trendeve të jashtme si forcimi i të djathtës në Shqipëri, fitorja e Micotakisit në Greqi, rezultatet e zgjedhjeve për parlamentin evropian,… lidhur me rejtingjet e partive dhe liderëve, mund të priten rezultate si:
Rënie e madhe dhe e shpejtë e popullaritetit të zotit Zaev te shqiptarët;
Rejting katastrofal i partive shqiptare – te gjitha bashkë kanë rejting sa gjysma e partisë së parë maqedonase që d.t.th. se nëse VMRO merr 390 000, të gjitha partitë shqiptare bashkë mund të marrin jo më shumë se 200 000 vota;
Epërsi e VMRO-së mbi SDS-in rreth 3.5% deri 4.5%;
Epërsi shumë e vogël e Aleancës mbi BDI-në jo më shumë se 1% ose e kundërta, epërsi e BDI-së mbi AleancënBDI-në por jo më shumë se 0.5%;
Rejting shumë i ulët i zotit Sela dhe në rritje shumë të ngadalshme;
Rejting shumë i ulët i zotit Ahmeti dhe në rënie shumë të ngadalshme;
Ka mundësi që zoti Kasami të ketë fituar epërsi të lehtë mbi z. Zaev te elektorati shqiptar;
Alternativa dhe zoti Gashi paraqiten me rejting shumë të ulët por jo në rënie.
PDSh-ja e zotit Thaçi përfundimisht eliminohet nga çdo lloj matjeje e rejtingut politik.
RDK-ja e zotit Memedi nuk ekziston më.
Nga rezultatet nga anketat e mëparshme të disa agjencive edhepse jokredibile, nga rezultatet e zgjedhjeve të fundit parlamentare, lokale dhe presidenciale, mund të shikojmë përpara në dy kahje:
eliminimin apo asimilimin e disa partive shqiptare fare të vogla që s’e justifikojnë dot ekzistimin e tyre dhe ndalimin e zhvendosjes së elektoratit shqiptar drejt SDS-it.
Duke parë rënien e lirë dhe trendin e pandalshëm të krijimit të opinionit publik negativ, Zaevi ka vetëm një shans të vogël për të ndërprerë këtë agoni: zgjedhje të shpejta të parakohshme.
Performimin e qeverisë dhe akcesin në media i shoh si irelevante për t’u komentuar për shkak të kristalitetit të dështimit total të të dy akterëve në fushat e veta./ Fol.mk

Flash Lajme