Kryeministri Zoran Zaev dje thirri një takim liderësh të katër partive më të mëdha në vend, i caktuar për ditën e premte në Klubin e deputetëve. Deri tani praninë në këtë takim e kanë konfirmuar kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti dhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela.

Por VMRO-DPMNE ende nuk ka dhënë një përgjigje se a do të jetë i pranishëm lideri i tyre Hristijan Mickoski, pasi që për këtë do të vendos udhëheqësia partiake.

Partia më e madhe opozitare tha se në këtë takim liderësh pika e parë duhet të jenë zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa më pas të bisedohet për tema të tjera, si regjistrimi i popullsisë, Kodi zgjedhor dhe ligji për Prokurorinë Speciale. Kryeministri Zaevv tha se zgjedhjet duhet të mbahen sipas afatit të rregullt në fund të 2020, por megjithatë sipas tij ato mund të jenë në tetor të 2020, për të mos u mbajtur gjatë dimrit. (INA)

Flash Lajme