Qenan Aliu

z.Ali Ahmeti edhe nga kuvendi i degës së Sarajit vazhdon me retorikën dhe stilin e oratorisë së Enver Hoxhës. Ai fliste për imperialistët dhe patriotizmin e Partisë së Punës.Ndërkaq Ali Ahmeti akoma po flet se gjithçka që shkruhet dhe thuhet për ta janë veprime të UDB-së,vetëm veprimet e tij dhe të BDI-së janë vlera dhe histori .


A thua beson më kush se gjithçka këto 20 vite ,janë histori,vlera dhe vulë e Bdi-së ? Mbase. bota dhe shqiptarët kanë egzistuar thuaja se shumë kohë më parë me kulturë, vlera, patriotizëm dhe me vula besnikërie tjetër fare ,se këto ,,VLERA,, që etabloi Bdi-ja këto dy dekada .
Narativi i tillë pinë ujë vetëm në forumet partiake ku disa reshta i mbushin vetëm duartrokitës të dirigjuar që përplasin shuplakat vetëm se po flet i pari i partisë e jo për ate se çka po thot në të vërtetë ai .
Kujdes, mos haroni,edhe ata që duartrokasin kuturu mu në atë moment mendja ju shkon te TRAPI i guroreve dhe b*pamukat !
(q/a)

Flash Lajme