Vasko Kovaçevski propozohet për postin e drejtorit të ri të ELEM-it, duke zëvendësuar Dragan Minovskin.

Vendimi është marrë sot në seancën e Qeverisë, ku është marrë vendimi edhe për shkarkimin e shumë drejtorëve.

Kovaçevski është drejtor aktual i TEC Manastiri.

Ndërsa, Ajrulla Mustafa kuadër i BDI-së nga Saraji sot është emëruar drejtor ekonomik në EPSH Klinika për gjinekologji dhe akusheri- Shkup.

Ai është me prejardhje nga f.Semenisht dhe për shum vite punon në Fondin e Sigurimit Pensional dhe Invalidor Shkup.

Flash Lajme