Çomovski: Nuk e kam të qartë si është e mundur një biznesmen si Kamçevi të frikësohet nga BOKI13
Çomovski: Nuk e kam të qartë si është e mundur një biznesmen si Kamçevi të frikësohet nga BOKI13


Publikuar E shtunë, 20 Korrik, 2019 12:52

Gazetari Aleksandar Çomovski, i cili ka qenë i punësuar në televizionin 1TV, ai për radio kanal 77, ka deklaruar se nëse BOKI13 ka qenë nën masa hetuesie dhe është përgjuar, do të thotë se gazetarët e 1TV janë përgjuar.

Pasi të hënën janë dërguar në paraburgim Boki13 dhe Zoran MIlevski, Prokuroria Publike në një pres konferencë njoftoi se ata janë të dyshuar për marrje shpërblimi dhe ndikim të jashtëligjshëm. Njëri nga ata po akuzohet edhe për vepër tjetër – larje parash.

Para hetimi zbulon se në periudhë nga prilli i 2018-ës deri në prill të 2019-ës të dyshuarit kanë kërkuar reket nga biznesmenë të njohur.

“Ne kemi biseduar me të një apo dy here, të merremi vesh për emisionet”- është shprehur Çomovski.

Çomovski gjithashtu ka thënë se nuk e ka të qartë si ka mundësi që një biznesmen si Kamçev të frikësohet nga një njeri si BOKI13./Alsat

Flash Lajme