Ejup Berisha

Sot në Gadishullin e Ballkanit të gjithë këta faktorë shtetëror-shoqëror vjedhin: 1.Prsidenti I shtetit, 2. Kryetari i Kuvendit, 3.Kryeministri, 4.Ministrat, 5. Z.v Ministrat, 6. Sekretarët shtetëror, 7.

Drejtuesit e institucioneve shtetërore dhe publike,8. Kryetarët e Partive politike,9. Kryetarët e Komunave si dhe 10.Të gjithë udhëheqësit fetar. Dhe nëse të gjithë këta vjedhin ateher pse të mos vjedhin edhe qytetaret a nuk kemi thënë se duhet eliminuar diskriminimi. Vjedhja si e tillë duhet të shpallet apo të pranohet si akt me i larte patriotik apo aktivitet shumë fisnik shtetëror dhe shoqëror. Me këtë rast shteti duhet të mbaj emrin Republika e Hajnisë. Në krye të saj pra siç përmenda më sipër qëndrojnë Presidenti, Kryeministër dhe ,Kryetari i Kuvendit me profesione hajna, këto njëherit janë edhe tre funkcionet më të larta shtetërore. Dhe meqë të gjithë këta që I përmenda më lartë sot nuk bëjnë asgjë po vetëmse vjedhin, atëher a bën që tani e tutje me ligj të ligjsohet hajnia në tërë teritorin e shtetit apo në Republikën e Hajnisë. Me ndihmën e legalizimit të vjedhjes le të vjedhin të gjithë pa përjashtime dhe me këtë rast të mos sankcionohet apo dhe të mos dënohet askush. Pra meqë në shtetet e Ballkanit nuk po sankcionohen politikanët dhe njerëz të lidhur me politikën për vjedhjet e mëdha dhe kepërdorimet e shumta që po bëhen, atëher thash do të ishte shumë mire të mos sankcionohet aslush pra as qytetarët nëse edhe këta i bëjnë të njëjtat gjëra si politikanët. I Harrova edhe disa tani pra e kemi situatën kur vjedhin edhe Kryeprokurori,Prokurorët dhe Gjykatësit edhe pse të gjithë këta nuk duhet të vjedhin por të njëjtët e bëjnë këtë gjë pasiqë nuk ka kush ti sankcionoj sepse të njëtjët i mbronë Kushtetuta dhe ligjet egzistuese. Dhe nëse duam ta zbatojmë parimin e barazisë se të gjithëve para Kushtetutës dhe ligjeve të cilat në vend të akteve më të alrta juridike tani e tutje paraqesin manual-udhëzime për vjedhje e keqpërdorime si dhe për mbrojtje nga sankcionet-dënimet. Atëher siç thash le të mos sankcionohen as qytetarët kur të vjedhin. Propozoj që politikanët dhe qytetarët e shteteve të Gadishullit Ballkanik të nënshkruajnë Marrëveshje shoqërore me të cilën do ta lejojnë hajninë dhe kjo le të bëhet si obligim I mardhënies së punës ndërsa shteti le të jetë Zonë gjigande e vjedhjeve të përgjithshme ngjashëm si ato Zonat e lira ekonomike ku biznes mund të bëj gjithkush që ka aftësi dhe ata që kanë çfar ofrojnë në treg. Për këtë arsye propozoj që të vlej parimi demokratik që tu jepet mundësi apo gjasë të gjithëve që të vjedhin dhe të bëjnë keqpërdorime në shtet., ndërsa kush do të vjedh më pak apo dhe më shumë le të jetë qështje e aftësive të vet individëve vjedhës. Në fakt propozoj që Zgjedhjet politike të zëvendësohen me proces të vjedhjeve (këto në fakt ashtu edhe kanë qenë por dhe janë të tilla edhe tani) e që ne në fakt ne kemi krijuar shprehi që ti quajmë zgjedhje të lira, korrekte dhe demokratike, ndërsa fitues në to le të jetë ai individ apo dhe ai grupim individësh të cilët vjedhin më së shumti në shtet. Më pas fituesi apo udhëheqësi I grupacionit të njerëzve I cili ka vjedhur më së shumt le ta formoj Qeverinë. Sa i përket kësaj të fundit gjithashtu propozoj që ajo të quhet Godina e hajnisë ndërsa qeverisja nga ana e saj le të quhet Hajnërisje.

Flash Lajme