Nga sot deri në javën tjetër në Maqedoninë e Veriut do të mbizotërojë mot me diell dhe temperatura të larta. Sipas meteorologëve temperaturat e ditës pritet të mbërrijnë deri në 38 gradë celsius, përcjellë INA.

Vala e të nxehtit pritet të filloj nga sot, dhe se temperatura e ditës do të shkojë deri në 37 gradë. Edhe në Shkup do të jetë mot i ngjajshëm me temperatura që do të mbërrijnë deri në 38 gradë. Kjo është vala e dytë e të nxehtit me temperaturat e larta afrikane që përfshiu rajonin e Ballkanin.  Temperaturat javën e kaluar u regjistruan mbi 40 gradë celsius. (INA)

Flash Lajme