Foto: arkiv

Në Maqedoni po merrë përmasa të mëdha prania e grafiteve nëpër objekte të ndryshme publike dhe private.

Për fat të keq, pjesa më e madhe e tyre shpërndajnë urrejtje.

Ana Bitolanu, nga Ambasada e parë për fëmijë “Megjashi” thotë se ajo është pjesë e programit për arsimin për paqe, ku inkurajohet aktivizmi dhe përgjegjësia individuale, përcjellë TV21.

Ministria e Brendshme nuk ka ndonjë masë konkrete, por ato thirren në Ligjin për kundërvajtje, për qetësinë dhe rendin publik, ku neni 27, thotë:

“Personit që pamundëson shfrytëzimin ose i dëmton ndërtesat publike, çezmat publike, burimet, plazhet, parqet, shëtitoret ose objektet tjera publike dhe instalacionet ose të njëjtat i ndot me mbeturina me të cilat e ndot ambientin jetësor dhe natyrën, do t’i shqiptohet gjobë në vlerë prej 100 deri në 400 euro në kundërvlerë të denarit”. (TV21)

Flash Lajme