Gjykata e Apelit në Shkup la në fuqi vendimin e Gjykatës Themelore, e cila më 2 nëntor të vitit 2017 kishte dënuar me 746 vjet burgim pjesëtarët e Grupit të Kumanovës.


Ky vendim është kritikuar nga pala mbrojtëse, e cila shpreson që Gjykata Supreme ti merr parasysh provat e parashtuara.
“Vendimi erdhi me inercion ashtu siç ka është gjykuar në shkallën e parë. Asnjë provë prej 200 sa kishim propozuar nuk është pranuar. Është një aktgjykim që e kemi pritur pasi që gjithçka ndikohet nga vendimi i shkallës së parë. Ju e dini se edhe rastet e tjera janë zgjidhur tek Gjykata Supreme dhe besojmë se shansi jonë është në këtë gjykatë. Këtë vendim ne do të ankimojnë në Gjykatën Supreme”, ka deklaruar avokati, Naser Raufi. (INA)

Flash Lajme