I dyshuari kryesor në rastin “Zhvatja”, Bojan Jovanovski-Boki13 sot është thirrur për të dhënë deklaratë në Prokurorinë për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Boki 13 përballet për herë të parë me prokuroren Vilma Ruskovska, e cila e ndjek këtë rast.

Ndërsa vetëm një ditë më vonë, në pyetje pritet të merret edhe Katica Janeva. Janeva, e cila është shkarkuar nga funksioni i prokurores dhe është në paraburgim si e dyshuar për rastin “Zhvatja”, të marten përsëri do të japë deklaratë në Prokurorinë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Këtë informacion e bëri të ditur avokatja e saj Irena Daniellova Fërçoska, në një intervistë për emisionin “360 gradë”.

Flash Lajme