Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në emisionin ’24 Analizë’ në TV24, ka folur rreth zhvillimeve të fundit politike duke komentuar edhe përfshirjen e nënkryetares të Kuvendit, në rastin ‘Reket’, duke thënë që duhet të shihen të gjitha palët, dhe drejtësia të vendohet në vend.

Sipas Selës, në këtë rast kryeministri Zoran Zaev është kontradiktor me vetveten e tij, pasi që thotë që do largojë nga Qeveria njerëz të cilët janë të akuzuar, ndërsa nga ana tjetër vazhdon të mbajë Bujar Osmanin në Qeveri, dhe ta ketë zëvendëskryeministër të vendit. Sipas Selës në momentin kur Bujar Osmani është paraqitur si i akuzuar, atëherë Kryeministri është dashur të merr masa dhe ta largojë nga institucionet.

Sipas dyshimeve të kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, ish prokurorja speciale mund të kishte mbajtur peng rastin ku akuzohet Bujar Osmani, për ta shpëtuar të njëjtin. Sipas Ziadin Selës, rasti ‘Reket’ prek çdo qytetarë, pasi që paraqet dështim të Qeverisë dhe duhet të zbardhet deri në fund dhe të dihen personat që kanë qenë të përfshirë në të.

Flash Lajme