Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës, përkatësisht zëdhënësi Fatmir Rexhepi ka njoftuar se gjatë orëve të para të ditës së sotme janë privuar nga liria dy persona nga Gostivari pasi që gjatë kontrollit u është gjetur marijuhanë.

Më poshtë keni edhe disa nga ngjarjet tjera që kanë karakterizuar natën e mbrëmshme në Tetovë dhe Gostivar.

“Sot (10-tetor) rreth orës 01 e 45 minuta, në rrugën ,,101,, në Gostivar, efektivët e policisë nga Sektori për punë të brendshme-Tetovë kanë privuar nga liria personat A.T. (23) dhe M.C. (20) të dy nga Gostivari, për arsye se gjatë kontrollit të kryer është gjetur marijuanë. Të njëjtit janë mbajtur në Stacionin Policorë Gostivar, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit, kështu që, do të përgaditet edhe parashtresa adekuate.

Dje (9-tetor) rreth 16 e 10 minuta, 38-vjeçari A.I. nga fshati Tenovë e Tetovës, ka denoncuar se disa minuta më herët, në oborin e shkollës 46-vjeçari D.D. nga i njëjti fshat e ka sulmuar fizikisht. Meren masat për zbardhjen e plotë të rastit dhe kundër personit D.D. do të pasojë parashtresë adekuate.

Dje (9-tetor) rreth orës 20 e 20 minuta, në udhëkryqin në mes të rrugëve ,,Lubo Bozhinovski,, dhe ,,161,, në Tetovë, ka ndodhur aksident trafiku në mes dy automjeteve me targa të Tetovës: vetura ,,Audi,, të cilën e ka drejtuar 24-vjeçari A.B. nga fshati Poroj dhe vetura ,,Ford fiesta,, të cilën e ka drejtuar 26-vjeçari F.M. nga Reçica e Vogël. Në këtë aksident lëndime trupore kanë pësuar katër bashkudhëtarë, njëri nga vetura ,,Ford,, dhe tre nga vetura ,,Audi,, të moshës 19,21 dhe 28 vjeçe, të cilët janë dërguar në Spitalin klinik të Tetovës, për tu ofruar ndihmë mjekësore. Inspektimin në vendin e ngjarjes, e ka kryer ekipi nga SPB Tetovë.

Sot (10-tetor) gjysëm ore pas mesnate, në SPB-Tetovë, është denoncuar përhapje të zjarrit në shtëpinë e 39-vjeçarit O.Z. Nga Gostivari, në rrugën ,,Dimitar Vllahov,, në Gostivar. Me intervenim të Njësitit teritorial kundërzjarrit-Gostivar, zjarri është lokalizuar në tërësi. Gjatë shuarjes së zjarrit, lëndime djegëse ka marur një zjarrfikës i cili menjëherë është dërguar në Spitalin e përgjithshëm ,,Ferid Murad,, në Gostivar, për ti ofruar ndihmë mjekësore”.

Flash Lajme