Akuza e prokurorisë për tre të dyshuarit e parë të rastit “Zhvatja”, tregon se Bojan Jovanovski dhe Zoran Milevski kanë marrë 1.5 milion euro, kurse Katica Janeva 50.000 euro dhe mobile, nga Orce Kamçev.

Nga prokuroria për Ndjekjen e Krimti të Organizuar dhe Korrupsionit sqarojnë se i akuzuari i parë në periudhën prej nëntorit të vitit të kaluar e deri në prill të këtij viti, duke e përdoruar ndikimin e tij ndaj të dyshuarit të dytë – prokurorit publik dhe duke përdoruar marrëdhëniet miqësore paraprake, kishte ndikuar ndaj të dyshuarës së dytë, gjatë zbatimit të procedurës hetuese në lëndën e quajtur ‘Perandoria’, që ta lehtësojë pozitën e dëshmitarit i cili në këtë lëndë është një nga të dyshuarit dhe të cilit me propozim të prokurorit publik i ishte përcaktuar masa e paraburgimit. Kurse i dyshuari i tretë sipas tyre, ka kontribuuar për kryerjen e veprës penale duke u marrë vesh për takime të vazhdueshme të të akuzuarit të parë me bashkëshorten e dëshmitarit, ndërsa më vonë edhe me dëshmitarin, duke i bindur për ndikimin e tyre ndaj prokurorit publik.

Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit

“E dyshuara e dytë e ka përdorur pozitën zyrtare dhe pasi i dyshuari i parë bashkë me të dyshuarin e tretë i kishte marrë 500.000 euro për të cilat ishin marrë vesh nga bashkëshortja e dëshmitarit, ka dorëzuar në Gjykatën e Apelit në Shkup propozim për përcaktimin e masës më të lehtë – arrest shtëpiak, e cila ishte pranuar. Njëherit, sipas marrëveshjes, pas pagesës së 1.000.000 eurove, e dyshuara e dytë ka dorëzuar pëlqim me shkrim deri te gjykata që dokumentacioni i cili i ishte marr t’i kthehet dëshmitarit”.

Më tej, nga prokuroria thonë se e dyshuara e dytë, Katica Janeva duke tejkaluar pozitën e saj, përveç që ka marrë 50.000 euro, ka përfituar edhe mobilje në vlerë prej rreth 300.000 denarëve.

Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit

“Me veprimet e ndërmarra zyrtare, e dyshuara e dytë e ka përdoruar dhe e ka tejkaluar pozitën e saj zyrtare dhe autorizimin dhe për vete ka përfituar pronë në vlerë të madhe edhe atë në sende – mobilie në vlerë prej 296.040,00 denarë dhe para në vlerë prej 50.000 euro, ndërsa për ndikimin e paligjshëm dy të dyshuarit e tjerë kanë pranuar shpërblim prej 1.500.000 euro. I dyshuari i parë edhe pse i papunë, me xhirollogari të bllokuara dhe pa të ardhura, në fillim të këtij viti kishte blerë për vete mobilie luksoze, rroba dhe këpucë dhe kishte qëndruar në vendpushimet – jashtë shtetit që bën të ditur se i ka lëshuar në qarkullim mjetet në të holla të cilat i ka përfituar me veprën penale “Pranim të shpërblimit për ndikim kundërligjor”.

Po ashtu në kumtesën e prokurorisë thuhet se, deri te Gjykata Themelore Penale – Shkup është dorëzuar edhe propozim për vazhdimin e masave të shqiptuara për 3 të akuzuarit./Shenja.tv

Flash Lajme