VMRO-DPMNE do të kërkojë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare në fillim të marsit të 2020. “Ne si parti vlerësojmë se do të ishte mirë që gjatë muajve të fundit të ketë disa liderësh ku do të shqyrtohej mundësia për përmirësimin e Ligjit zgjedhor dhe të përcaktohet data për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme”, theksoi deputeti i VMRO-DPMNE, Antonio Milloshoski në emisionin “Click Plus” në TV21.

Sipas tij, paraprakisht duhet të formohet Qeveria teknike e Përzhinës me një kryeministër teknik, që do të ketë mandat prej 100 ditëve deri në mbajtjen e zgjedhjeve. Sipas tij, sa më shpejt të mbahen zgjedhjet, aq më mirë do të jetë për vendin. (INA)

Flash Lajme